ONTOP-SECURITIES është në kërkim të personave ambiciozë dhe të talentuar për pozicionin e punës Account Manager.

Ne ofrojmë mundësi të papërsëritshme karriere në fushën e shërbimeve financiare, duke ju dhënë mundësi të shpalosni aftësitë tuaja, të jeni të vlerësuar, të rriteni profesionalisht dhe të shpërbleheni për performancën e lartë. Mos humbisni rastin të bashkoheni me ekipin tonë!

Detyrat

• Të komunikojë me klientët tanë ndërkombëtarë.
• Të prezantojë platformën me të cilën punojmë.
• Të asistojë klientët në hapjen e llogarive.
• Të mbajë raporte të sakta në lidhje me llogaritë e klientëve.
• Të administrojë me profesionalizëm portofolin e klientëve.
• Të krijojë dhe mirëmbajë marrëdhënie të mira me klientët.

Kualifikimet

• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose atë të lartë.
• Njohuri të mirë të gjuhës italiane.
• Aftësi komunikimi të shkëlqyera.
• Aftësi prezantuese dhe negociuese.
• Përbëjnë avantazh eksperiencat e mëparshme në telemarketing.

Profili i punonjësit ideal

• Ambicie dhe motivim për t’u rritur profesionalisht
• Nivel i lartë profesionalizmi
• Energji pozitive
• Etikë pune

Çfarë ofrojmë

• Paga konkurruese
• Trajnime të vazhueshme
• Kontrata të rregullta pune, duke zbatuar ligjet dhe rregullat e Kodit të Punës
• Zhvillim në karrierë
• Ambient dinamik/motivues
• Kushte ideale pune

Bëj hapin e parë të invesimit për të ardhmen!