Ne mbrojmë dhe respektojmë privatësinë dhe të drejtat personale të përdoruesve tanë.

Me anë të politikës së privatësisë, kemi si qëllim të informojmë personat që vizitojnë website-in tonë, në lidhje me të dhënat që mbledhim, përdorimin e tyre, ruajtjen, si dhe masat e marra për sigurinë e të dhënave personale.

Informacionet që mbledhim

Ne mbledhim informacione të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e faqes, me qëllim për të siguruar dhe përmirësuar shërbimin tonë ndaj jush. Ne përdorim cookies dhe teknologji të tjera të ngjashme për të gjurmuar veprimtarinë në website-in tonë dhe për të mbajtur të dhëna të caktuara.

Cookies janë skedarë me një sasi të vogël të dhënash të cilat mund të përfshijnë një identifikues unik dhe anonim. Cookies i dërgohen browser-it tuaj nga një website dhe ruhen në pajisjen tuaj.

Gjithashtu, mbledhim informacione përmes formave online të aplikimit, ku mund t’ju kërkojmë të siguroni të dhëna të caktuara identifikuese që mund të përdoren për t’ju kontaktuar ose identifikuar, të dhëna vetjake.

Përdoruesi konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtete informacionin e kërkuar.

Me plotësimin online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë.

Theksojmë se dhënia e të dhënave tuaja personale nuk është e detyrueshme, ju mund të jepni vullnetarisht dhe me dëshirën tuaj të plotë informacionet e kërkuara.

Si e përdorim informacionin

Ne mund të përdorim informacionet e mbledhura përmes website-it tonë, për të kontaktuar me përdoruesit në lidhje me aplikimet e bëra, për të rekrutuar punonjës, për të siguruar dhe mirëmbajtur website-in apo për t’ju njoftuar rreth ndryshimeve të tij.

Në asnjë moment informacionet personale nuk do të shiten apo transferohen tek partnerët tanë të biznesit pa pëlqimin tuaj paraprak, përveç kur sipas vendimit të gjykatës dhe ligjeve në fuqi ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë.

Të dhënat e mbledhura do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen në përputhje të plotë me ligjin nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

Ne kemi të drejtë të ndryshojmë apo modifikojmë këtë politike në çdo kohë, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave
personale dhe privatësisë.

Për çdo pyetje, kërkesë apo ankesë në lidhje me përdorimin e të dhënave të privatësisë lutemi të na drejtoheni në adresën hr@ontopsecurities.com.