Fusha kryesore e shërbimeve tona përqendrohet në securities (tituj), të cilat përkufizohen nga ligji nr. 9879, datë 21.02.2008 “Për Titujt” si:

“Titujt janë instrumente financiare, të cilat emetohen dhe tregtohen për sigurimin e fitimit, nëpërmjet administrimit të të drejtave, që rrjedhin nga zotërimi i tyre. Në termin “tituj” përfshihen pa kufizim aksionet, obligacionet e shoqërive tregtare dhe të pushtetit vendor, bonot e thesarit dhe obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar, titujt e emetuar nga Banka e Shqipërisë, dëftesat tregtare, aksionet ose kuotat e fondeve të investimit, si dhe instrumente të tjera financiare, të krahasueshme me aksionet dhe obligacionet dhe që vlerësohen dhe miratohen si të tilla nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare”.

Ne ofrojmë konsulencë në fushën e tregjeve ndërkombëtare. Shërbimet tona përshijnë këshillimin dhe mbikëqyrjen e klientëve, me synimin e arritjes së objektivave financiare.

Nëpërmjet përvojës dhe ekspertizës sonë në fushën e financave, sigurohemi që klientët të bëjnë zgjedhjet e duhura financiare.